Rrëshqitni gishtin nga një shkronjë te tjetra për të formuar fjalë me të paktën 3 shkronja. Çdo fjalë e gjetur zë vendin e vet në fjalëkryq; fjalët e tjera të vlefshme janë fjalë bonus dhe ju sjellin monedha për ndihma.
800 nivele që vështirësohen gradualisht, plus një sfidë e re çdo ditë, e njëjtë për të gjithë. Si te Fjalth, DH, GJ, LL, NJ, RR, SH, TH, XH dhe ZH janë shkronja më vete, dhe çdo fjalë e gjetur mund të lexohet në fjalor.