fjalth.com

Privatësia

Përditësuar më 25 nëntor 2026

Shkurt: lojërat luhen pa llogari dhe pa regjistrim. Përparimi, statistikat dhe cilësimet ruhen vetëm në pajisjen tuaj. Nuk shesim të dhëna.

Statistikat e përdorimit (Google Analytics) janë të lejuara si parazgjedhje. Mund t’i ndaloni kurdo më poshtë.

Zgjedhja juaj për statistikat

Zgjedhja ruhet në këtë pajisje dhe në këtë shfletues. Në një pajisje tjetër duhet zgjedhur sërish.

Kush jemi

fjalth.com është një faqe lojërash fjalësh në shqip. Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruani në kontakto.fjalth@gmail.com.

Çfarë ruhet në pajisjen tuaj

Që lojërat të mbajnë mend ku keni mbetur, shfletuesi ruan në pajisjen tuaj (localStorage dhe sessionStorage): lojën e sotme dhe ato të arkivit, statistikat dhe seritë, nivelet dhe rubinët, cilësimet (tema, mënyra e vështirë, dridhjet etj.) dhe zgjedhjen tuaj për statistikat. Këto nuk na dërgohen kurrë. Mund t’i fshini kurdo duke fshirë të dhënat e faqes në shfletues.

Kodi i transferimit të statistikave krijohet në pajisjen tuaj dhe përmban vetëm statistikat e lojërave. Ai ndahet vetëm nëse e kopjoni ju.

Google Analytics

Përdorim Google Analytics për të parë si luhen lojërat dhe çfarë duhet përmirësuar. Nëse e ndaloni më lart, Google Analytics nuk ngarkohet më dhe nuk vendos cookies.

Kur është i lejuar, Google merr:

Google Analytics vendos cookies _ga dhe _ga_…, të cilat zgjasin deri në 2 vjet, që të njohë të njëjtin shfletues në vizitat e tjera. Nuk na tregon se kush jeni. Të dhënat i përpunon Google (Google Ireland Ltd. dhe Google LLC) dhe mund të dërgohen në SHBA, sipas EU-US Data Privacy Framework. Të dhënat e detajuara ruhen aq sa është caktuar në Google Analytics (2 ose 14 muaj). Raportet e përmbledhura mund të mbeten më gjatë.

Kur e ndaloni, Google Analytics ndalet dhe cookies të tij fshihen nga kjo faqe.

Serveri

Faqja shërbehet nga Amazon Web Services. Si çdo server, mund të regjistrojë të dhëna teknike të kërkesave (adresa IP, koha, faqja e kërkuar) për siguri dhe funksionim. Shkronjat, imazhet dhe videoja ngarkohen nga vetë fjalth.com, jo nga palë të treta.

Të drejtat tuaja

Ne nuk ruajmë asgjë që ju identifikon: as emër, as email, as llogari. Të dhënat e lojës janë në pajisjen tuaj, dhe Google Analytics ju njeh vetëm nga një cookie në shfletues. I kontrolloni ju: ndaloni statistikat më lartdhe fshini të dhënat e faqes në shfletues. Për çdo pyetje, na shkruani në kontakto.fjalth@gmail.com. Mund të ankoheni edhe te autoriteti i mbrojtjes së të dhënave në vendin tuaj.

Ndryshimet

Nëse kjo faqe ndryshon, data më lart përditësohet. Nëse ndryshon diçka për statistikat, do ta shënojmë këtu.